Me te vertete inatosem me veten time. Si ka mundesi qe te jem kaq shume jasht kontrollit ? une? Ka kohe qe mundohem te kem cdo gje PERFEKTE...dhe ironia kesaj eshte qe e di fare mire qe Perfektizmi(se di ne e thash mire) nuk ekziston. Bej plane para kohe dhe dua ti permbush me cdo kusht. Shume here i kam realizuar planet e mia..ca here jo. Megjithate pse e mundoj kaq shume veten? Se di jo. Por dicka thuhet per bricjapet qe mundohen te kene cdo gje precize dhe ne perfektizmin e duhur.
Sme ze gjumi se kam fjetur gjithe mbasditen sot. Nje gjume aq i thelle saqe me te vertete nuk doja te cohesha. Do desha te mos isha ngritur per te pakten nja 3 vjet te tjera. Aq shume me shijoi. Dielli i cili depertonte nga dritarja ballkonit dhe era e lehte qe me pershkonte trupin ndihmonte me siguri sikurse dhe jastiket e shumte ne te cilet isha shtrire. Kur hapa syte thash me vete ....e mart dreqi realitetin se bota ne enderra ehste MREKULLI. Edhe pse nuk mbaj mend asnje enderr qe pashe por gjithsesi ate ndjesine e kenaqsise/lumturise e ndjenja ne cdo ind dhe qelize.
