I ain't got no crystal ball.
I had a million dollars but I'd
I'd spend it all"
Me keto vale muzikore nisi rruga te shtunen. Me nje sy mbyllur e me goje e hapur pergjumesh u beme gati. Kishim pothuajse vetem 29 ore ne dispozicjon ku duhet ti shfrytezonim ne maksimum. Rruga e gjate dhe dredha dredha me trullosi. Po mos te kisha pire Drumammine me siguri s'do me shijonte vizita ne qytetin tim te preferuar. Gjate rruges me zuri gjumi shume here po ama sapo filloja te dremisja makina bente lekundje te paparashikuara. A thua se ma bente kastile? Arritem me ne fund. Ishte pothuajse 3 mbasdite. Cuditrisht bente ngrohte ne krahasim me veren e kaluar. Megjithse sic thone dhe vendasit ; Ne SF asgje nuk eshte e cuditshme! Dielli akoma vertitej mbi horizont por dukej qe se shpejti do largohej. Kudo dukeshin hapat e para te pergatitjeve per festat e fundvitit. Vitrinat e vizatuara me debore, bedenat dhe parvazet te zbukuruara me larmi pocash ngjyra ngjyra e njerzia qe dyndej ne rruget dredharake te qytetit. Me te vertete me pelqen shume ai qytet. Ndjej brenda meje qe perkas aty. Sikur ne nje jete te shkuar aty linda, lulezova e vdiqa. Mbas shume perpjekjesh e shume te bertiturash e gjetem me ne fund hotelin. Ne nje rruge te ngushte me ndertesa tipike te stilit te SF. Shtepi te ngushta dhe te gjata. Zakonisht me dy kate dhe detaje te vogla qe i shtojn akoma me shume nur e hijeshi ne syte e mi. Ngjitemi lart ne dhomen tone dhe leme cantat e brenda pak minutave nisemi ne zbulim te qytetit. Destinacjoni: Union Square.
Makina pafund ne rruget nje kalimshe dhe turma njerzit pafund. Lame makinen dhe u nisem ne kembe. Filloi te freskohej. Une nuk e ndjenja. Isha teper e zene duke shijuar ajrin dhe atmosferen. Ecnim si te shushatur. Ishim me te vertete te lodhur nga rruga e gjate e te uritur dhe sigurisht pa gjume nga nata e meparshme. Sapo afrohemi sheshit nga nje dere e hapur degjojm "...that's amore. Bells will ring ting-a-ling-a-ling,ting-a-ling-a-ling..." dhe vendosem ne cast qe aty do hanim. Sapo futemi brenda i afrohemi pjanos dhe nje burri te moshuar qe luante pianon dhe kendonte gjith pasjon. I shkelqenin syte teksa lemonte pianon. Buzeqeshte dhe leshonte vetem rreze hareje nga cdo pore e tij. Sa njeri i lezetshem.Dukej qe ishte optimist. Eshte me te vertete per tu admiruar se si ca njerez dashurojn jeten. Neper muret e restorantit vareshin me mijra korniza me foto te vjetra bardh e zi te yjeve te Holliwood-it. Dalloja Marilyn Monroe, Audrey Hepbrun dhe James Dean. Vete ambjenti me mbeshtillte ne nje pelhure vitesh te shkuara. Mbaruam dhe u nisem drejt sheshit. Dallohej nga larg nje pishe gjigande mu ne mes e zbukuruar me lloj lloj xhingla-minglash. Me kujtoheshin paqartesisht vitet e fundit ne Tirane dhe nje si tip peme qe vinin afer shatervanit ne qender, me rastin e festave. Sa qef e kisha. Doja vetem ta shikoja papushim. Edhe kur vinte koha qe duhet te largoheshim e sodisja me endje nga xhamat e autobuzit. Aty afer pemes ne shesh ndodhej dhe nje fushe me akull per te patinuar. Pothuajse e gjith fusha perbehej nga goca te vogla qe rreshqisnin gjith marifet mbi akull. Sa bukur! Edhe pse mua s'me behej te largohesha nga aty me duhet te ndiqja grupin. Ishim drejtuar serisht drejt hotelit sepse Ela gati po biente ne toke nga lodhja. Rastesisht na kapen syte nje shenje perball Hotel California-s "Live Comedy". Vendosem ta shikonim. Ngjitem shkallet dhe u futem ne nje salle te vogel. Grimcat kishin filluar. Ishte kendshem. U nisem serisht drejt hotelit tone. Kudo neper rruge shikoje tym duhani dhe lypsa te panumert. Arritem te hoteli. Ato u ngjiten lart. Une po shikoja nje shtepi te bardhe perball hotelit. Nje shtepi si ato te kukllave....nje shtepi qe me ngeli ne mendje...nje shtepi ku mund te shikoja veten ne te ardhmen....nje shtepi qe mund ta ndanim bashke. Psheretita lehte mbi nate dhe ngjita shkallet per te dhoma. Jo udhetimi ska mbaruar akoma.Vetem pjesa e pare e aventures...

