Friday, June 27, 2008

Ma....

Kam 2 ore qe perpiqem te fle dhe nuk mundem. Dicka ne gjoks me mundon dhe vjen deri ne fut dhe dua te qaj. Po nuk i le dot lotet te me dalin. E kam thene dhe e rithene shume here dhe e di qe eshte e vertete megjithate prap se prap pse kjo jete eshte kaq e padrejte?!? Pothuajse 6 vjet qe se kam pare me sy pervec enderrave te shumta qe vetem me shtojne mallin akoma me shume. Pse une? Une qe kam shume nevoje per ate. Pse me ndave nga ajo aq shpejt o zot? Asnjeri se di brengen time, edhe pse shumica bejne sikur kuptojne. Asnjeri se di c'ndjej une. Oh sa me mungon! Tani me teper se kurre. Dita dites shtohet malli dhe ai hidherim qe se kam prane. Ah ma sa mall kam. E di ca do doja tani vetem ta perqafoja fort dhe ti merja ere te gusha, te ndjeja ate ere qe vetem mami im e ka. Te me puthte mami me ate stilin qe vetem ajo din qe edhe pse te gjithe qeshin kur ajo bashkon buzet aq fort perpara se te puthi saqe duket sikur po sfocohet. Ma kur do mbaroj kjo dhimbja jone valle? Kur do e fillojme jeten tone bashke serisht? I lutem zotit qe te mos jete teper vone .....Te kam zemer mami!