Monday, December 1, 2008

Ah!


"I don't practice santeria

I ain't got no crystal ball.
I had a million dollars but I'd
I'd spend it all"
Me keto vale muzikore nisi rruga te shtunen. Me nje sy mbyllur e me goje e hapur pergjumesh u beme gati. Kishim pothuajse vetem 29 ore ne dispozicjon ku duhet ti shfrytezonim ne maksimum. Rruga e gjate dhe dredha dredha me trullosi. Po mos te kisha pire Drumammine me siguri s'do me shijonte vizita ne qytetin tim te preferuar. Gjate rruges me zuri gjumi shume here po ama sapo filloja te dremisja makina bente lekundje te paparashikuara. A thua se ma bente kastile? Arritem me ne fund. Ishte pothuajse 3 mbasdite. Cuditrisht bente ngrohte ne krahasim me veren e kaluar. Megjithse sic thone dhe vendasit ; Ne SF asgje nuk eshte e cuditshme! Dielli akoma vertitej mbi horizont por dukej qe se shpejti do largohej. Kudo dukeshin hapat e para te pergatitjeve per festat e fundvitit. Vitrinat e vizatuara me debore, bedenat dhe parvazet te zbukuruara me larmi pocash ngjyra ngjyra e njerzia qe dyndej ne rruget dredharake te qytetit. Me te vertete me pelqen shume ai qytet. Ndjej brenda meje qe perkas aty. Sikur ne nje jete te shkuar aty linda, lulezova e vdiqa. Mbas shume perpjekjesh e shume te bertiturash e gjetem me ne fund hotelin. Ne nje rruge te ngushte me ndertesa tipike te stilit te SF. Shtepi te ngushta dhe te gjata. Zakonisht me dy kate dhe detaje te vogla qe i shtojn akoma me shume nur e hijeshi ne syte e mi. Ngjitemi lart ne dhomen tone dhe leme cantat e brenda pak minutave nisemi ne zbulim te qytetit. Destinacjoni: Union Square. 
Makina pafund ne rruget nje kalimshe dhe turma njerzit pafund. Lame makinen dhe u nisem ne kembe. Filloi te freskohej. Une nuk e ndjenja. Isha teper e zene duke shijuar ajrin dhe atmosferen. Ecnim si te shushatur. Ishim me te vertete te lodhur nga rruga e gjate e te uritur dhe sigurisht pa gjume nga nata e meparshme. Sapo afrohemi sheshit nga nje dere e hapur degjojm "...that's amore. Bells will ring ting-a-ling-a-ling,ting-a-ling-a-ling..." dhe vendosem ne cast qe aty do hanim. Sapo futemi brenda i afrohemi pjanos dhe nje burri te moshuar qe luante pianon dhe kendonte gjith pasjon. I shkelqenin syte teksa lemonte pianon. Buzeqeshte dhe leshonte vetem rreze hareje nga cdo pore e tij. Sa njeri i lezetshem.Dukej qe ishte optimist. Eshte me te vertete per tu admiruar se si ca njerez dashurojn jeten. Neper muret e restorantit vareshin me mijra korniza me foto te vjetra bardh e zi te yjeve te Holliwood-it. Dalloja Marilyn Monroe, Audrey Hepbrun dhe James Dean. Vete ambjenti me mbeshtillte ne nje pelhure vitesh te shkuara. Mbaruam dhe u nisem drejt sheshit. Dallohej nga larg nje pishe gjigande mu ne mes e zbukuruar me lloj lloj xhingla-minglash. Me kujtoheshin paqartesisht vitet e fundit ne Tirane dhe nje si tip peme qe vinin afer shatervanit ne qender, me rastin e festave. Sa qef e kisha. Doja vetem ta shikoja papushim. Edhe kur vinte koha qe duhet te largoheshim e sodisja me endje nga xhamat e autobuzit. Aty afer pemes ne shesh ndodhej dhe nje fushe me akull per te patinuar. Pothuajse e gjith fusha perbehej nga goca te vogla qe rreshqisnin gjith marifet mbi akull. Sa bukur! Edhe pse mua s'me behej te largohesha nga aty me duhet te ndiqja grupin. Ishim drejtuar serisht drejt hotelit sepse Ela gati po biente ne toke nga lodhja. Rastesisht na kapen syte nje shenje perball Hotel California-s "Live Comedy". Vendosem ta shikonim. Ngjitem shkallet dhe u futem ne nje salle te vogel. Grimcat kishin filluar. Ishte kendshem. U nisem serisht drejt hotelit tone. Kudo neper rruge shikoje tym duhani dhe lypsa te panumert. Arritem te hoteli. Ato u ngjiten lart. Une po shikoja nje shtepi te bardhe perball hotelit. Nje shtepi si ato te kukllave....nje shtepi qe me ngeli ne mendje...nje shtepi ku mund te shikoja veten ne te ardhmen....nje shtepi qe mund ta ndanim bashke. Psheretita lehte mbi nate dhe ngjita shkallet per te dhoma. Jo udhetimi ska mbaruar akoma.Vetem pjesa e pare e aventures...

Sunday, November 2, 2008

Copyright © Serxhio Prelash

Paris 3/11/2008

I ulur prane nje stacioni metroje duke pritur metrone e rradhes ku dritat e nje kulle mbiquajtur Eiffel te verbojne,rri e mendoj,cfare bej une ketu?Mijera kilometra me ndajne nga ty.Edhe pse jam ne qytetin e te dashuruarve heh e kote dashuria ime nuk eshte ketu.Dashuria ime se ciles i falem gjithcka ndodhet 1600 km larg,atje atje ku kemi bere gjithcka atje ku jemi puthur nen kenget e zogjve,ku kemi ecur per dore me ore te tera ku jemi shtrire ne barin e njome te parqeve,atje eshte dashuria ime.Asgje sme hyn ne sy nga ky Paris asgje sepse Parisi im je ti gjithcka qe kam je ti.Me kujtohen oret qe flisnim ne telefon pa mbarim dhe pa u merzitur kurre.Me kujtohen te shtunat ne vendin e takimit te perhershem.Ehhh si eshte jeta o zemer te merr te flak tej te godet me nje shuplake dhe te thote rri urte aty.Por jo un smund te rri urte,sepse shume pak njerez e dijne qellimin e tyre ne jete dhe nder ato te pakte bej pjese dhe une.Nese askush nuk e di pse lind,un e mesove sepse kam lindur per ty dhe fati im je ti.Dua te jem aty kur ti te ftohesh pak e te jem une qe te pergatis cajin e ngrohte,dua te jem aty e te te shtrengoj doren kur ti te nxjerresh ne jete engjellin tone,dua te jem aty kur ti te lodhesh nga femijet tane e une te te them shpirt shplodhu pak se merrem une,eh dua te jem aty cdo mengjes kur ti hap syte dhe cdo mbremje kur ti i mbyll,dua te jem aty kur te merzitesh nuk e di per cfare e te me nxjerresh te gjithe nervat qe ke e une sdo merzitem sepse e di qe me do dhe e di qe pas pak do te me shtrengosh e do te me puthesh,dua te jem aty kur te te zere shiu ne udhe e une te vij te te marr ne cadren time,dua te jem aty e te te mbuloj kur te zbulohesh pak,dua te jem aty kur te shohesh nje enderr te keqe e te me hudhesh ne krahe sepse e di qe ne krahet e mi ti gjen sherim.Eh pra o Megi im dua te jem aty vetem per ty sepse tashme askush nuk ekziston per mua.Dua qe te ngelet dicka e jona ne ate vend aty ku u ulem per here te pare e u pame fort ne sy e pa fjale nisem te putheshim e i shprehem dashurine njeri tjetrit,aty pas 5000 vjetesh dua qe njerezit te thone ne kete vend jane puthur Serxhio & Megi te vetmit qe gjeten dashurine e vertete.Dua te te shoh flokun tend duke u thinjur e jo nga prishja e bojes por nga plakja e moshes,e di qe nuk eshte e bukur plakja por nje dite te gjithe do te kalojme,por rendesi ka si do te kalojme.Edhe pse i plakur me aq force sa te me ngeli do te perqafoj e do te te them te dua dhe pse mund te vuaj nga mijera semundje thjesht kur te te them te dua gjithcka me rigjenerohet.E keto sy qe te pane pergjithe jeten ne oren e fundit te jetes time dua qe te vazhdojne serisht te te shohin,sepse nese nuk arrita te te shoh kur linda dua te te shoh deri ne vdekje dua te jesh aty e te me shtrengosh doren e pas shume vitesh bashke te me thuash te dua o serxhio si diten pare,sepse nuk ka rendesi mosha,dashuria nuk plaket kurre.Dhe gjithcka le te shuhet sepse nuk kam frike nga vdekja nese ti do jesh aty.Me fal nese te kam trishtuar me keto fjale,me fal nese ke filluar te prekesh pak nuk eshte ne qellimin tim,por keto fjale nuk ti ka shkruar dora ime por zemra ime.Tani metroja po afron e sme ngelet gje tjeter vetem te te them te dua.Ah se harrova keto rreshtat qe nuk duken mire me fal por letra mu lag nga lotet dhe e zbehu pak bojen e ketij stilolapsi,por nuk do zbehi kurre dashurine time.Me lot ne sy e zemer pergjysme te them Te dua me shume se jeten dhe gjithcka qe bej e bej per ty...

Sunday, October 5, 2008

! Bardhe e Zi !


A nuk do ishte e mrekullushme sikur cdo gje te ishte bardhe e zi? Mos te kishte ngjyra. Te kuqe jo qe jo po as blu as te verdhe dhe sigurisht qe jeshile te mos kishte.  Te kishte vetem PO dhe JO pa kushte, pa Por dhe Ndoshta te mos ekzistonte si koncept. Do ishim te sigurt per cdo hap, per cdo vendim, per cdo fjale. Nuk do fshiheshim mbas ndoshtave dhe supozimeve qe krijohen nen e hijen e ngjyrave. Do te mbuloheshin gjerat e pahijshme nga pelhura e bardhe ...ose nga ajo e zeza. Mua do me pelqente teoria 'Bardh e Zi'. Po ty pse te pelqen?

Tuesday, September 23, 2008

sh!t happenes...!

Me ka humbur deshira, vullneti. Pse valle? Boh sa s'me pelqen te ndjehem kaq pesimiste. Kisha enderra dikur. Akoma kam. Po a do mundem ti realizoj ? Pse nuk motivohem per asgje? Cfare me mungon? Pse sillem ne kete menyre? Pse i hedh tutje shancet per te permirsuar te ardhmen time? Sa do me peqente te kuptoja veten nganjihere. Mos ndoshta 'i'm full of myself' ? Ndoshta. Me dhemb koka dhe dua vetem te jem ne nje hapsire boshe ku vezullon vetem ngjyra e bardhe. Ku mund ta gjej nje vend te tille?Ku mund te gjej ndihme?Ku mund te gjej pergjigje, ku?  Ne vetvete? S'dua te shkoj aq thelle. S'me pelqen te psikoanalizoj veten time. Behem akoma me keq. Pse dreqi ta haj nuk mar keshillat e mia? Pse jam kaq hipokrite? Pse? Pse?

Sunday, September 14, 2008

Amami Ancora....

Amarti m'affatica mi svuota dentro
Qualcosa che assomiglia a ridere nel pianto
Amarti m'affatica mi da' malinconia
Che vuoi farci è la vita
E' la vita, la mia
Amami ancora fallo dolcemente
Un anno un mese un'ora perdutamente
Amarti mi consola le notti bianche
Qualcosa che riempie vecchie storie fumanti
Amarti mi consola mi da' allegria
Che vuoi farci è la vita
E' la vita, la mia
Amami ancora fallo dolcemente
Un anno un mese un'ora perdutamente
Amami ancora fallo dolcemente
Solo per un'ora perdutamente

http://uk.youtube.com/watch?v=KQfJi1JAjwU

Friday, September 5, 2008

Sapo avjoni po nisej nga LAX per ne Newark me bie mbushja e dhembit. Sigurisht qe shoket e mi qeshin papushim se i duket e pabesueshme dicka e tille. Qeshja dhe vete si e cmendur se me te vertete nuk e prita dicka te tille. Me teper qeshja me Zonjen Fat e kapricot e saj. Fluturimi me friksoi sigurisht. Kisha 6 vjet pothuajse pa hypur ne avjon. Edhe pse nje kohe e gjate nuk e kisha harruar ate zhurmen shurdhuse dhe ate ndjesin e pakendshme qe ndodh sapo avjoni le token. Shterngoja doren e Sukit dhe gati sa smu ca gishti me unaze nga forca e tepert. Sapo u ngritem mes reve atehere u qetesova disi. Isha me te vertete e lodhur ate dite. Gjith vera me kaloi vetem me pune. Ky udhetim ishte i vetmi i cili do thyente monotonine. Tensjoni ne pune nuk ndihmoi aspak. Duhet ta kisha kontrolluar me mire situaten por s'e bera dot. Te nesermen do nisesha per ne Boston. Por ja qe me thye dhemballa dhe nuk mendova se ishte ide e mire ne fund te fundit. Sapo arrim diku afer destinacjonit tone piloti jep urdherin qe te lidhen rripat e sigurimit serisht. Une timin e kisha te lidhur gjat gjithe rruges dhe te shternguar mire madje. Ulemi posht reve dhe vetem atehere guxoj te shikoj jashte dritares. Ne ate cast besova se isha me te vertete aty ku isha. Posht meje drita te pafundme te verbonin. Nje fjale e vetme me doli "WaW" . Dukej si nje kuti xhevahiresh me shkelqim perrallor. Sa bukur! Ato pallatet e gjata me dritat ngjyre kafe dukeshin si copa cokollate gjigande. Ndersa afer tyre shndrisnin drita te verdha , te kuqe, blu, jeshile. I gjith qyteti dukej si te ishte ne auditorium. Per New York-un e kam fjalen. Kisha kohe qe doja ta vizitoja. Dhe me ne fund mu dha rasti. Filluan te me vijn sms ne telefon. Lexoja mesazhet preokupuse qe me pyesnin nese ndjehesha mire (se te gjithe ishin ne merak per mua) Dhe per te mos humbur peisazhin perrallor para meje iu pergjigja me nje 'mrekullushem' shpejt e shpejt. As nuk mund te pershkruaj pamjen para syve te mi po di qe ne ate cast u ndjeva e mahnitur. Mbasi ulet avjoni shkojm te marim valixhet. Ruth na gjen nje taksixhi dhe behemi gati te nisemi per te shtepia e prinderve te saj. Si cdo turist, ose jo, na hyri dyshimi se ku po na conte shoferi. Sistemi i rrugve teper i komplikuar per mendjet tona te lodhura. Me ne fund arritem perballe nje shtepie qe nga jasht dukej si cdo shtepi ne Calif por kur  u futem brenda kuptova se ne nxinim vetem 1/4 e shtepise. Mama Lou, ose ndryshe e ema e Ruthit, na priti me krahe hapur. Kjo dicka tjeter qe me beri pershtypje. Kurre nuk mendova se do priteshim ne ate lloj menyre. Imagjinoja njerzit e mi qe sado te dashur e te mire jane, kurre nuk do kishin pritur ne shtepin e tyre 5 te panjohur. Ne ato momente ne ate dhomen e vogel ku ne ishim te gjithe fillova te ndjej zagushin dhe vapen. Shume vape edhe pse ishte ora 2 e mengjesit. Zume rradhen per ne banjo dhe u sistemuam neper vendet ku do flinim. Suki dhe Dave moren dhomen me krevatin dopjo. Rosie ne divan. Une, Ruth dhe Peter ne toke me dysheke me ajer. Kondicjoneri ishte siper kokes time dhe bente zhurme shume po nga lodhja e tepert as qe e vura re. Fjetem deri vone te nesermen. 

Mbasi u beme te gjithe gati u nisem per ne New York me Mama Lou ne krye. Ajo ecte para ne mbrapa per te stacjoni autobuzit. Duhet te kishim monedhat gati per ti dhene shoferit. Me nxitim e me au iuuu u nisem per ne Journal Square, qendra e subway-ve. Futemi ne subway dh nisemi per xhiron e pare me trenin nentoke. Me kujtoheshin autobuzat ne shqiperi, pervec se njerzit nuk ngjesheshin mbas njeri tjetrit. Kisha 6 vjet pa hipur ne autobuz dhe u ndjeva pak nostalgjike. Ngaqe subway lekundej filluam te benim subway surfing, duke mos u mbajtu asgjekundi dhe duke perthyer gjunjet ne pozicjonin qe meret kur ben surf. Ruth duke qene me e vogla ne trup fitonte gjithmone. 
Arrijme ne qytet tek ish dy kullat binjake ku dicka* po rindertohej serisht. Sa dalim nga treni ve re nje turme te madhe njerzish ne nxitim. Zbrisnin shkalle, ngjisnin shkalle, vraponin. U habita dhe Ruth dhe Peter me tregojne qe dicka e tille eshte normale ne nje stacjon treni. Qesh me vete dhe se si me erdhi te them te drejten. Pse valle kaq shume kisha ndryshuar une ne 6 vjet? Saqe mos ta dija qe shumica e njerzve varen teresisht nga transporti publik. Sic duket qenkam Californizuar jasht mase mendova me vete dhe u nisem drejt qytetit. Kur dolem lart ishim ne nje park te vogel po ama cuditrisht kishte varreza dhe nje si tip kishe ne ane. Ecnim ne rruge dhe vetem mbaja koken lart duke pare gradacelat e panumerta. Sa shume ishin. As qe mund ti numeroje dot po te doje. Shkuam ne Wall Street, ku luhet bursa dhe shifen vetem e zeze dhe gri, njerez me kostume gri dhe te zeza. E ndersa ato vazhdonin te benin foto une thjesht po soditja turmen me njerez qe sa vinte e dendej. Destinacjoni tjeter ishte Statuja Lirese ne Battery Park. U nisem per atje. Duke ecur papushim. Mama Lou vazhdonte perpara nesh dhe ne mbas saj. Ne rruge shifeshin vetem njerez ne nxitim. Gra qe as ju bente pershtypje qe po vraponin me taka te larta. Burra me kostume aq te renda saqe mendoja si ja benin per te qene rehatshem ne ate pisk vape te shpifur. Se me te vertete bente vape shume. Ndoshta une e ndjeja aq shume nga zagushia e poshter. Ecnim pa ndalim derisa arritem ne Battery Park. Zume rradhen te blinim bileten per tek ishulli i Statujes se Lirise po ama rradha ishte shume e gjate. Vendosem qe pasi bleme bileten te ktheheshim te nesermen ngaqe do ishte humbje kohe po te prisnim ne rradhe. 
Nga ana e kundert e parkut ishte nje muzeum. Hyme brenda dhe do shikonim nje pjese po mbasi u freskuam vendosem qe te shkonim ne Central Park. Rruges per ne Cental Park ndaluam te nje embeltore dhe u furnizuam me cheesecake. MmMmMmmmm deliciosooo. Aq e mire ishte. Pastaj me shume ecje. Mua po me dhimbnin kembet me aq dhe as qe kishte kaluar gjysma  dites. 

Sunday, July 13, 2008

....

Isha e ulur ne nje stol te moli tek te vura re. Ulur ne nje stol larg meje. Pashe qe kishe perqenderuar veshtrimin drejt detit dhe dukeshe i humbur ne boten tende. U ndjeva disi fajtore qe po cenoja intimitetitn tend duke mos t'i hequr syte, po ne te vertete nuk mundesha. Me terhoqe. Floket e shpupuritur nga era e forte e bregdetit te vareshin ne sy por ty as qe te benin pershtypje. Vazhdoje te shikoje detin e pafund dhe mesiguri mendimet e tua ishin po aq te thella sa deti. Sapo ktheja koken te thithja cigaren vura re qe u ktheve drejt meje. Me pe drejt e ne sy pa levizur shikimin. Mu ndal zemra ne nje cast dhe mu duk vetja si ato femijet qe kapen ne akt teksa po bejne dicka qe nuk duhet. Por ndjeja zgjati vetem nje cast. Isha me teper e interesuar ne shkelqimin e syve te tu dhe menyren se si po depertonin neper syte e mi, sikur donin te zbulonin cdo sekret te shpirtit tim. Sec u degjuan ca zhumra nga poshte dhe kthyem koken ne te njejten kohe dhe pame ca femije qe po futeshin ne det. U pame serisht dhe buzeqeshem sikur te ndanim ndonje shaka te nenkuptuar. Vazhdoje te buzeqeshje dhe une s'doja gje tjeter vec te isha ne krahet e tu edhe pse ste njihja ama njihja shikimin dhe buzeqeshjen tende. Pashe qe tu afrua dikush, nje grua me nje qen perdore. I ndave syte nga te mite dhe fillove biseden me te. Nuk ndjeva xhelozi, aspak. Thjesht nje ndjesi pranese te se vertetes. U ngrita nga stoli dhe u nisa drejt shkalleve. Po perqedrohesha teksa zbrisja. Isha ne shkallen e parafundit teksa degjova disa hapa dhe nje ze mrapa meje: "Excuse me miss!" Ktheva koken ne sy nje pikpyetje. Ishte djali i stolit. Buzeqeshi dhe me tha: "Hello. I'm Nate" . Pashe qe ne gishtin e marteses nuk kishte unaze, buzeqesha. I zgjata doren : "Hi. I am Besa". 

Tuesday, July 1, 2008

boring...!!!



Si zakonisht cdo mbasdite kur skam cbej mendova te shkoj te deti. Sa here qe me kap melankolia dua vetem te shkoj te moli te pi nje cigare. Me qeteson. Hypi edhe te kolovarset qe jan aty te rera. Sa qef qe ehste te ngrihesh siper sepse duket sikur po fluturon siper Paqsorit. Po sot nuk shkova. Ishte akoma dite perjashte dhe me siguri do kishte shume njerez dhe me thene te drejten s'doja te shikoja asnjeri. Shkova ne mall. Duke provuar bluze e patallona dhe duke mos lene pas kepucet. Po ama jam shume krenare per veten time. Nuk bleva asnji pale kepuce, sic me eshte bere fiksim kohet e fundit. Eca u verdallosa neper dyqanet e pafundme. Sa kot! E gjithe dita kot, e java po ashtu. Kjo vere nisi me merzitje dhe jam e sigurte qe ashtu do perfundoje. Mezi prisja te vinte vera e tani qe erdhi mezi pres qe te mbaroje. Mos ndoshta thell thell ndjej qe dicka ne jeten time monotone do ndryshoje me nderrimin e sezonit? Me siguri qe jo po shpresa vdes e fundit!

Friday, June 27, 2008

Ma....

Kam 2 ore qe perpiqem te fle dhe nuk mundem. Dicka ne gjoks me mundon dhe vjen deri ne fut dhe dua te qaj. Po nuk i le dot lotet te me dalin. E kam thene dhe e rithene shume here dhe e di qe eshte e vertete megjithate prap se prap pse kjo jete eshte kaq e padrejte?!? Pothuajse 6 vjet qe se kam pare me sy pervec enderrave te shumta qe vetem me shtojne mallin akoma me shume. Pse une? Une qe kam shume nevoje per ate. Pse me ndave nga ajo aq shpejt o zot? Asnjeri se di brengen time, edhe pse shumica bejne sikur kuptojne. Asnjeri se di c'ndjej une. Oh sa me mungon! Tani me teper se kurre. Dita dites shtohet malli dhe ai hidherim qe se kam prane. Ah ma sa mall kam. E di ca do doja tani vetem ta perqafoja fort dhe ti merja ere te gusha, te ndjeja ate ere qe vetem mami im e ka. Te me puthte mami me ate stilin qe vetem ajo din qe edhe pse te gjithe qeshin kur ajo bashkon buzet aq fort perpara se te puthi saqe duket sikur po sfocohet. Ma kur do mbaroj kjo dhimbja jone valle? Kur do e fillojme jeten tone bashke serisht? I lutem zotit qe te mos jete teper vone .....Te kam zemer mami!

Tuesday, March 25, 2008

City of lights? i dont think souuu.....


Tmerrr! Tmerr po te them..
Yakki ma shpifen stuhite e pluhurit dhe rruget e shtruara me copa letrash te pikturuara me femra ne formen e tyre madheshtore natyrore. Damnnnnnn jam mesuar keq ne "parajsen time" me qetesin shurdhuse te rrugeve ku nuk ka kembe njeriu mbasdite dhe gjithë qyteti me perket 'vetëm' mua. Pervec kesaj ajo adrenalina e papermbajtur me beri dem saqe me shkaktoi temperature dhe me kushtoi një dite me diell. Turmat e njerzve me lloj lloj helmi neper duar(duhan, alkol, marjuana..ect} Femrat, lakuriq pothuajse, tundnin tulet sa ne te majten ne te dhjathten dhe cunat si vagabonda duke fishkellyer e duke ngjitur syte mbas te mbasmet e perparmet e gocave ne menyre me vullgare. Ma shpifennn tamam ne formen me origjinale te njeriut, ne ate te kafshes dmth. As vitin që vjen nuk shkoj edhe pse sipas tradites duhet ta festoj 21 vjetorin ne kazino. Ajo dasma te shtunen mbrema ne Bellagio ishte 'refreshing' dhe cifti shume i kendshem. Mojitos me te vertete nuk shijojn ashtu si duhet mbas dy gotash verë. Yjet shkelqejn me shume kur je e dehur. Muzika perfekte sjell kercim mahnites. Atmosfera positive te ben te qeshesh. Dhimbja kokes nuk shkon fare me kollen. Nqs ju bie celulari ne banjo, nxirreni shpejt se mos ndoshta jeni po aq me fat sa dhe une dhe do punoj perseri tamam si me magjii. Nese filloni te luani ,cojeni lojen deri ne fund.
Kendoni kerceni qeshni dhe luani po mos shkoni ne Las Vegas( se për ndonje arsye a tjetren)do vuani!

ps: ne foto hoteli ku isha une.

Thursday, March 20, 2008

Une e Dua Eren!

"jo jo ska nevoje fytyren tende e kam skalitur ne mendje . kete lekure te zbehte me keta sy te medhej dhe te trishte..e di si mengjan si dritat e sinjalit te
"ka njerez qe jetojn dy shekuj ne dy dite"
"pak i ri per tu fejuar megjithate i gatshem"
"kam ndjere qe vajzat ose ti pranojn ato qe thua ose te shfryehn duke te shqitur moralin"
"po une futem tek te gjithe?"
"si shume entuzjast keto kohet e fundit"
"po nuk do ti prek librat e tu te shtrenjte."
"njerzit origjinal nuk kan nevoje per modele"
"thone se trishtimi ehste veti e shpritrave fisnik."
"- ju dukeni melankoli dhe te them drejten kam menduar qe trishtimin e mban per mode. kurse tani...."
-cfare tani?
-njeriu qe perpiqet te mbuloj trishtimin e ka me te vertet nje hall"
"-sikur do me thoje dicka
-jo jo asgje"
"...te me thuash fjale te bukra..fjale..perse pra nuk fillon te me thuash era une te dua dhe pastaj te zhdukesh kur une te kem nevoje per ty. Jo tani e di kete perrall e mesova. Te gjithe njesoj jeni."
"nuk dua te me shqerosh asnje hap. me mire vetem"
" c'ke rene ne te thella?"
"-pse thua qe ishte?
-sepse nuk ehste me.
-nuk ehste e vertete
-po pse
-sepse ti vuan. dmth se ti e do"
"keshu do ta kalosh gjith dimrin?te lagur?"
"as shiu nuk me ben derman mua"
"e sheh pra si mund te ndahen dy njerez? kot fare per nje shi"
"kaq e hutuar sa je ti ndonje dite do na humbasesh dhe koken"
"me duket se ti i tragjedizon gjerat. perpiqu ti mresh me thjesht ashtu sic jane. ske pse ta dnjesh veten fajtore para meje...
-jo un...
-e di . ke dashur nje djale. Nuk mund te them qe jam njeri pa paragjykime po se si me erdhi dreqi ta haje."
"Ti zbulove klithmen sos aty ku te tjeret shifnin det te hapur. "
"ndoshta me ato qe njef njeriu e ka me te veshtire.ndoshta ngaqe nje dite qofte edhe per disa caste me ktheve buzqeshjen..ndoshta....ndoshta...as vete nuk e di"
"era je shume e mire"
"jam shtatzane"
"dua qe ti te me ndihmosh te abortoj!"
"dhe ti me the se po te jem ndonjeher nevoje....tu drejtova si shok, si mik, si vella."
"nuk ma priste kurre mendja nje gje te tille"
"genci un po te kerkoj nje mjek asgje tjeter"
"ta marin vesh te gjithe?!"
"eshte ceshtje koke duhet menduar dhe e keqja"
"-te fejuar jeni?
"perse duhet te filloni jeten tuaj te re me nje krim??"
"keto rrethana mua si mjeke do me vrsite ndergjegja te lejoja dicka te tille"
"do te dini ta perballoni jeten vete"
"po sikur vajza juaj te ndodhej ne kete gjende do i tregoje valle deren?"
- do ti thoja ate qe ju thash dhe juve . te martohej.
-po sikur ..sikur shoqerusi i saj te mos ishte i fejuari po nje i njohur qe i ka dale ne krah.
-si mjeke po
-une po ju pyes si nene?
-si nene do mundohesha ta edukoja me mire
-nuk duhet tua hedhim fajin nenave per gabimet e femijve . ju do ta linit vajzen tuaj te behej gazi botes?
- po ta meritonte po.
....
-me kuptoni nuk ju ndihmoj dot!!!"
"era me prit te stacjoni ne oren 6"
"tani un e di se sa vlej per ty. e provova.ne nje cast te veshtire ti me le vetem"
"ti me kishe thene se me doje nuk eshte ky nje premtim?"
"era une prap te dua"
"tani per mua ti nuk ekziston me. sapo te kaloi frika per veten u bere pra si ai i pari. ik nuk te shof dot me. besoj se per kaq gje e ke burrerine"
"sigurisht ti tani pret fjalen time te arte?"
"rrespekto ndjenjen tende. po nqs eshte me te vertete e forte te ti. genci me mire se ti asnjeri nuk di si duhet vepruar ne keto rrethana"
"tu drejtova si mik. asgje me teper. ti bere sa munde. Mund te rrish i qehte"
"cu be me ate vajzen e cadres
- u fejua. nga nje histori shiu mund te presesh vetem lot."
"njohu nga larg nje vajz. ju duk teper e mire. e paarritshme biles. qe te mos i dukej si leshko.dhe nje dite u njoh natyrshem me te. ai nuk u zhgenjye sepse ajo ishte tamam si ai e perfytyronte ate. pastaj ai mer vesh se ajo sa ishte ndare nga i dashuri. po ai e donte. sa vajza ka qe nuk martohen me ate qe i njohin te paret. jo tani fillon historia. Ajo ishte shtatzane. Po ju cdo te benit?
-une per veten time do terhiqesha. pa vajtur puna kaq keq. qe ne fillim
-kurse une do ndhimoja per ta zgjidhur hallin pastaj do ikja ne punen time.po njeriu duhet te tregohet aq kavaljer ndaj nje femre qe ka kerkuar dicka. aq me teper kur i ka rrahur zemra per te.
-femra te mira ka plot.
-femra te mira ka plot ashtu ehste po kur bie ne dashuri ka vetem nje. une do ta ndihmoja dhe te ishte fjala per veten time do e mreja per grua
-po te qe milionere nje vesh shurdh e nje sy qorr.
- ore si te duket me kollaj ty te merje nje grua me nje femi apo nje vajz qe ka bere abort.
-kur e do nje njeri asgje nuk ehste pamundur. puna ehste se ne na mungon ideja fikse se cfare do thone te tjeret
-ai nuk beri asgje"

"me teper nga te gjitha duhet ti ruhesh dashurise nga larg sepse mundesia per tu zhgenjyer ehste teper e madhe "

"dashuria ndonjher ehste e verber"
"po a mund ti kerkosh dicka si shok nje njeriu kur e di qe ai te do?"
"sepse nuk ksiha asnjeri tjeter. ka njerez qe behen me te aferm per njeri tjetrin ne rrethanat me absurde"
"ti e do ate?"
"ne mes te ketij halli te kini mall per dike..."
"ne fund te fundit do ju lidhe femija"
"dua ta shuaj nga kujtesa kete histori.nuk e meriton ai qe te jet burri im. nuk mund te martohem me vetedije me dike qe eshte i shurdhet dhe i verbet. ti mendon se une skam asnje mundesi per ta rifilluar jeten ..se jeta ime mbaroi ketu? se une nuk jam e denje per asnjeri?"
" a do te them te vertete...une do ta kem te veshtire te harroj.si ehste e mundur qe sa here qe njeriut ti pelqej ndonjegje do dale medoesmos dicka qe nuk shkon. sikur mos te ishe....
-po nuk do te jem . ti vete me the se kishe rregulluar rraportin
-po sikur un te mos largohesha dot?"
"po a e ke menduar mire? a ja vjen te vrasesh femijne tend per hir te atij? asgje e mire nuk ndertohet me nje krim. cili ehste ai qe meriton nje sakrifice te tille? nqs ndonjeri do te doje verte do te cmoj me teper qe nuk e bere kete krim. nqs ti nuk do femine tend si mund te shpresosh te te duan ty?"
"ti po i bie me shkelm ndjenjes time.
-nuk dua dashuri me kushte
-perse kerkon qe une ne emer te dashurise te bej nje krim
-era po une te dua"
-edhe un e dua ate"
"kam dicka shume te rendesishme per ti thene"

Tuesday, February 26, 2008

Quote of the day....

"We do not grow absolutely, chronologically. We grow sometimes in one dimension, and not in another; unevenly. We grow partially. We are relative. We are mature in one realm, childish in another. The past, present, and future mingle and pull us backward, forward, or fix us in the present. We are made up of layers, cells, constellations." Anais Nin.



Wednesday, February 13, 2008

Treni niset ne oren 7 pa 5


"Te pesosh drame ne dashuri nuk do te thote te jesh i pamoralshem"

"po te mos martohesh poezi do te lexosh"
"mu mesuan syte"
"..menyra se si sillet, dashuria hapur me ate sportistin.....ka dhe nje te qeshur te padurushme"
"edhe dhelprat bien ne kurth"
"te puth pak xhaxhi"
"e tmerrshme je . edhe ketu me gjete?"
"po a do te mundesh ti qe me keto te zezat e mia te mbulosh miljonat e hedhura kot?"
"mua me pelqen te jetoj"
"ajo ehste dore"
"mos hap mos hap mos hap . Hap"
"njeriu ka dhe caste dobesie , caste qe nuk ka deshire ti kujtoj me"
"tumorr....do te me shpifet dhe mua nje tumorr qe...."
"ja ku e ke jeten time ...kur te hedhesh firmen tende hidhe dhe per mua"
"erdha per ty"
"jeta qenka gjeja me e shtrenjt qe paska njeriu.Kur nuk je semure nuk e kupton se sa na vlen"
"nuk dua ti rendoj askujt pa te drejte"
"nuk hidhet firma per denur shokun.nuk e bej dot"
"jam dehur me kupen qe ma mbushe ti"
"po te ishe ti ne poziten time cfare do beje?"
"me ler te qete"
"kam lene dicka ne shtepine tende qe nuk e mar dot me vete"
"sa frikacake je"
"deri ne 10 jam i lire ku ke deshire te shkojm?"
"nuk e di . dua vetem te shetis!"

Pse te gjjithe presin kaq shume nga une dhe une nuk mund te pres asgje nga asnjeri. 

Pse duhet te jem un ajo qe mar hapin e para. 
Pse duhet te bej cmos qe te kenaq te gjithe pervec vetes time
Pse nuk mund te jetoj dot JETEN TME.
Pse ta dhash zemren ty.
Pse ti kujton se une jam superwoman.
Pse se kupton qe dhe une kam nevoje per embelsi e romance.
Pse jeta na jep keto lloj betejash.
Pse valle a do mundem un te te shoh ty.
Pse duhet te qesh kur dua te qaj.
Pse....

Monday, January 28, 2008

Me N U


Hey .... me degjon. ehe me ty po flas. Te dua shume. Po po ty. Mos me shiko si e habitur. Kam kaluar caste magjike sigurisht po ama ato caste qe kalojm bashke jan shperthyse saqe ja kalojn dhe vete bombes nukleare. Edhe pse te pelqen iced tea me shume se une po une prap se prap te dua. A te thash qe te dua? Te dua . Te dua . Te dua . Te duaaaaaaaaaaa shume :D


ps: im sorry my love i can't seem to upload the pic but i promise i will tomorrow :D