Tuesday, September 23, 2008

sh!t happenes...!

Me ka humbur deshira, vullneti. Pse valle? Boh sa s'me pelqen te ndjehem kaq pesimiste. Kisha enderra dikur. Akoma kam. Po a do mundem ti realizoj ? Pse nuk motivohem per asgje? Cfare me mungon? Pse sillem ne kete menyre? Pse i hedh tutje shancet per te permirsuar te ardhmen time? Sa do me peqente te kuptoja veten nganjihere. Mos ndoshta 'i'm full of myself' ? Ndoshta. Me dhemb koka dhe dua vetem te jem ne nje hapsire boshe ku vezullon vetem ngjyra e bardhe. Ku mund ta gjej nje vend te tille?Ku mund te gjej ndihme?Ku mund te gjej pergjigje, ku?  Ne vetvete? S'dua te shkoj aq thelle. S'me pelqen te psikoanalizoj veten time. Behem akoma me keq. Pse dreqi ta haj nuk mar keshillat e mia? Pse jam kaq hipokrite? Pse? Pse?

Sunday, September 14, 2008

Amami Ancora....

Amarti m'affatica mi svuota dentro
Qualcosa che assomiglia a ridere nel pianto
Amarti m'affatica mi da' malinconia
Che vuoi farci è la vita
E' la vita, la mia
Amami ancora fallo dolcemente
Un anno un mese un'ora perdutamente
Amarti mi consola le notti bianche
Qualcosa che riempie vecchie storie fumanti
Amarti mi consola mi da' allegria
Che vuoi farci è la vita
E' la vita, la mia
Amami ancora fallo dolcemente
Un anno un mese un'ora perdutamente
Amami ancora fallo dolcemente
Solo per un'ora perdutamente

http://uk.youtube.com/watch?v=KQfJi1JAjwU

Friday, September 5, 2008

Sapo avjoni po nisej nga LAX per ne Newark me bie mbushja e dhembit. Sigurisht qe shoket e mi qeshin papushim se i duket e pabesueshme dicka e tille. Qeshja dhe vete si e cmendur se me te vertete nuk e prita dicka te tille. Me teper qeshja me Zonjen Fat e kapricot e saj. Fluturimi me friksoi sigurisht. Kisha 6 vjet pothuajse pa hypur ne avjon. Edhe pse nje kohe e gjate nuk e kisha harruar ate zhurmen shurdhuse dhe ate ndjesin e pakendshme qe ndodh sapo avjoni le token. Shterngoja doren e Sukit dhe gati sa smu ca gishti me unaze nga forca e tepert. Sapo u ngritem mes reve atehere u qetesova disi. Isha me te vertete e lodhur ate dite. Gjith vera me kaloi vetem me pune. Ky udhetim ishte i vetmi i cili do thyente monotonine. Tensjoni ne pune nuk ndihmoi aspak. Duhet ta kisha kontrolluar me mire situaten por s'e bera dot. Te nesermen do nisesha per ne Boston. Por ja qe me thye dhemballa dhe nuk mendova se ishte ide e mire ne fund te fundit. Sapo arrim diku afer destinacjonit tone piloti jep urdherin qe te lidhen rripat e sigurimit serisht. Une timin e kisha te lidhur gjat gjithe rruges dhe te shternguar mire madje. Ulemi posht reve dhe vetem atehere guxoj te shikoj jashte dritares. Ne ate cast besova se isha me te vertete aty ku isha. Posht meje drita te pafundme te verbonin. Nje fjale e vetme me doli "WaW" . Dukej si nje kuti xhevahiresh me shkelqim perrallor. Sa bukur! Ato pallatet e gjata me dritat ngjyre kafe dukeshin si copa cokollate gjigande. Ndersa afer tyre shndrisnin drita te verdha , te kuqe, blu, jeshile. I gjith qyteti dukej si te ishte ne auditorium. Per New York-un e kam fjalen. Kisha kohe qe doja ta vizitoja. Dhe me ne fund mu dha rasti. Filluan te me vijn sms ne telefon. Lexoja mesazhet preokupuse qe me pyesnin nese ndjehesha mire (se te gjithe ishin ne merak per mua) Dhe per te mos humbur peisazhin perrallor para meje iu pergjigja me nje 'mrekullushem' shpejt e shpejt. As nuk mund te pershkruaj pamjen para syve te mi po di qe ne ate cast u ndjeva e mahnitur. Mbasi ulet avjoni shkojm te marim valixhet. Ruth na gjen nje taksixhi dhe behemi gati te nisemi per te shtepia e prinderve te saj. Si cdo turist, ose jo, na hyri dyshimi se ku po na conte shoferi. Sistemi i rrugve teper i komplikuar per mendjet tona te lodhura. Me ne fund arritem perballe nje shtepie qe nga jasht dukej si cdo shtepi ne Calif por kur  u futem brenda kuptova se ne nxinim vetem 1/4 e shtepise. Mama Lou, ose ndryshe e ema e Ruthit, na priti me krahe hapur. Kjo dicka tjeter qe me beri pershtypje. Kurre nuk mendova se do priteshim ne ate lloj menyre. Imagjinoja njerzit e mi qe sado te dashur e te mire jane, kurre nuk do kishin pritur ne shtepin e tyre 5 te panjohur. Ne ato momente ne ate dhomen e vogel ku ne ishim te gjithe fillova te ndjej zagushin dhe vapen. Shume vape edhe pse ishte ora 2 e mengjesit. Zume rradhen per ne banjo dhe u sistemuam neper vendet ku do flinim. Suki dhe Dave moren dhomen me krevatin dopjo. Rosie ne divan. Une, Ruth dhe Peter ne toke me dysheke me ajer. Kondicjoneri ishte siper kokes time dhe bente zhurme shume po nga lodhja e tepert as qe e vura re. Fjetem deri vone te nesermen. 

Mbasi u beme te gjithe gati u nisem per ne New York me Mama Lou ne krye. Ajo ecte para ne mbrapa per te stacjoni autobuzit. Duhet te kishim monedhat gati per ti dhene shoferit. Me nxitim e me au iuuu u nisem per ne Journal Square, qendra e subway-ve. Futemi ne subway dh nisemi per xhiron e pare me trenin nentoke. Me kujtoheshin autobuzat ne shqiperi, pervec se njerzit nuk ngjesheshin mbas njeri tjetrit. Kisha 6 vjet pa hipur ne autobuz dhe u ndjeva pak nostalgjike. Ngaqe subway lekundej filluam te benim subway surfing, duke mos u mbajtu asgjekundi dhe duke perthyer gjunjet ne pozicjonin qe meret kur ben surf. Ruth duke qene me e vogla ne trup fitonte gjithmone. 
Arrijme ne qytet tek ish dy kullat binjake ku dicka* po rindertohej serisht. Sa dalim nga treni ve re nje turme te madhe njerzish ne nxitim. Zbrisnin shkalle, ngjisnin shkalle, vraponin. U habita dhe Ruth dhe Peter me tregojne qe dicka e tille eshte normale ne nje stacjon treni. Qesh me vete dhe se si me erdhi te them te drejten. Pse valle kaq shume kisha ndryshuar une ne 6 vjet? Saqe mos ta dija qe shumica e njerzve varen teresisht nga transporti publik. Sic duket qenkam Californizuar jasht mase mendova me vete dhe u nisem drejt qytetit. Kur dolem lart ishim ne nje park te vogel po ama cuditrisht kishte varreza dhe nje si tip kishe ne ane. Ecnim ne rruge dhe vetem mbaja koken lart duke pare gradacelat e panumerta. Sa shume ishin. As qe mund ti numeroje dot po te doje. Shkuam ne Wall Street, ku luhet bursa dhe shifen vetem e zeze dhe gri, njerez me kostume gri dhe te zeza. E ndersa ato vazhdonin te benin foto une thjesht po soditja turmen me njerez qe sa vinte e dendej. Destinacjoni tjeter ishte Statuja Lirese ne Battery Park. U nisem per atje. Duke ecur papushim. Mama Lou vazhdonte perpara nesh dhe ne mbas saj. Ne rruge shifeshin vetem njerez ne nxitim. Gra qe as ju bente pershtypje qe po vraponin me taka te larta. Burra me kostume aq te renda saqe mendoja si ja benin per te qene rehatshem ne ate pisk vape te shpifur. Se me te vertete bente vape shume. Ndoshta une e ndjeja aq shume nga zagushia e poshter. Ecnim pa ndalim derisa arritem ne Battery Park. Zume rradhen te blinim bileten per tek ishulli i Statujes se Lirise po ama rradha ishte shume e gjate. Vendosem qe pasi bleme bileten te ktheheshim te nesermen ngaqe do ishte humbje kohe po te prisnim ne rradhe. 
Nga ana e kundert e parkut ishte nje muzeum. Hyme brenda dhe do shikonim nje pjese po mbasi u freskuam vendosem qe te shkonim ne Central Park. Rruges per ne Cental Park ndaluam te nje embeltore dhe u furnizuam me cheesecake. MmMmMmmmm deliciosooo. Aq e mire ishte. Pastaj me shume ecje. Mua po me dhimbnin kembet me aq dhe as qe kishte kaluar gjysma  dites.