Thursday, February 12, 2009

Sme harrohet ajo mesnate ne 14th street, sikurse sme harrohet dhe ajo puthja madheshtore qe deshmova. Pasjon te tille te papermbajtur kurre skisha pare ne jeten time, pervec se ne filma. Ai e shterngonte pas vetes dhe me doren tek floket e saj i thithte buzet. E ajo i afrohej me teper sikur donte ti bashkonte trupat ne nje. Ai kthente koken dhe vazhdonte ta puthte pa pike hezitimi edhe pse ndodheshin ne nje shesh publik me qindra njerez qe i kalonin prane. Ajo e prekte neper trup dhe dukej qarte efekti qe kishte mbi te. Mbi kokat e tyre levizte elektronikisht koha duke llogaritur sekondat, minutat, ditet e ngelura nga viti 2008. Por cifti ishte i humbur ne pasjonin e tyre dhe as e vinin re qe koha po fluturonte. Vazhdoja te thithja cigaren dhe nikotinen qe shperndahej kudo ne gjuhen time duke me lene vetem nje shije te hidhur ne goje por ama qetesuse. Kisha nevoje per qetesim sepse skena perballe s'krijonte gje tjeter vec maraton hormonesh. E thitha per here te fundit, buzeqesha ne nate dhe hodha tutje bishtin e cigares. Ora 1. Koha per tu kthyer ne shtepi. Me te vertete koha nuk eshte faktor per pasjonin por ama eshte faktor kryesor per realitetin.

0 comments: