Ra mesnata. Tashme rruget i zuri qetesia. Degjohet tek tuk boria e ndonje makine ne distance. Jam vetem sonte sikur cdo nate. Jo, jo nuk jam vetem. Me vete kam shoqen time te ngushte, Melankoline. Dalengadale ne po behemi nje. Hap e mbyll syte me shpresen qe kjo eshte vec nje mankth i keq dhe sa te hap syte cdo gje do zhduket. Perpiqem....perpiqem por pa rezultate. Ky eshte realiteti im. Ferr i vertete. Mbijetoj po vetem mbijetoj ama. Kam harruar si jetohet, nganjiher dyshoj ne dita te jetoj vertete. Vitet rinore i harxhova neper re paqartesie dhe naiviteti. Do jetoj une valle nje dite? Nuk e di por do vazhdoj te mbijetoj me shprese.
Monday, May 25, 2009
Subscribe to:
Post Comments (Atom)

0 comments:
Post a Comment