Kur isha e vogel mbaj mend qe gjithmone kur dilja me mamin dhe babin doja te bleja akullore dhe doja te ulesha te shatervani ne qender te tiranes. Se kuptoja ne ate moshe ndjesine dhe kenaqsine qe me jepte teksa shikoja shatervanet. Kishte raste qe dilja me mamin diten dhe afrohesha xhamit te autobuzit dhe i shikoja me endje. Mendoja qe ishte mrekulli nga natyra qe nje fenomen i till ndodhte . Dmth kujtoja gjithnji se gjera te tilla, dhe pse dukeshin absurde mund te ndodhnin natyrisht. Mbas ca vitesh u prishen shatervanet ne qender. Sa here qe kaloja afer ishte si nje breng brenda meje sepse mua me pelqejn gjerat e pamundura gjerat qe kane shancin te ndodhin 1 ne 100000 . Pikerisht kjo me jep kenaqesi. Dua qe situata e pamundur ne te cilen ndodhem te dali aty ku dua une dhe lutem qe kjo te jet njishi ne nje milion.
Sunday, July 8, 2007
Subscribe to:
Post Comments (Atom)

0 comments:
Post a Comment