Kisha floke te verdha po ama shume te verdha kur isha e vogel. Cdo pranvere behej ne Shqiperi koncerti "Kur vjen pranvera" dhe nje nga kenget e viti '97 ishte "si bananja" (kenga ime e preferuar dhe sot e kesaj dite). Ida, Ana, Ledi te gjithe me therrisnin "Bananja" . Per shume kohe me ngeli kjo nofke. Ishte pranvere e vitit '97 dhe me mamin dhe Klaudjen shkuam ne Peze , te gjysherit e mi. Ishte e shtune. Sapo zbritem nga autobuzi me vrap i jam ngjitur malores deri te shpia Ijes time. Kur hap deren i hidhem ne qafe Ides dhe Anes qe po me prisnin. Ida dhe Ana jane gocat e tezeve. I adhuroja, i adhuroj i dua jasht mase. Me llastonin kur isha e vogel dhe akoma me llastojn .... Me te vertete qe jane shume shume shume te mira. Pas cmallimit Ida me kap nga bishtalecat qe me kishte kapur mami me fjongo te bardha dhe me thot " o bananja ime mos i hiq sandallet se do ikim shetitje ne Peze". Nisemi te treja dhe duke ecur takojm X (me te vertete emrin nuk ja mbaj mend ... me duket se e kishte Tani). X ishte me i madh se ne pothuajse nje moshe me iden gati 18 vjec. Sa here qe e takoja ky me thonte qe do me merte per nuse. Nuk me pelqente. U dukte njeri "jo i mire" . E pas ketij casti jo te kendshem e kaluam diten te treja duke ecur neper asfaltin bosh e duke mbledhur lule e duke me bere kurora mua, vetem mua.... Sa qef kisha te llastohesha .....
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
haha me kujtohen verat kur isha 9 a 10 vjece. Si cdo vit ne vere do shkoja me mamin ne Peze te rrija me jave. Me pelqente . Mirpo Mami donte te me conte ne plazh (se isha shuuuuume e bardh dhe dielli do me bente mire) dhe me niste ne plazh me dajen. hhahahahahahah. Ah sa qeffff ishte . Isha vetem un dhe daja . Mirpo daja im ishte ne te 20tat dhe donte te ikte me shoqerine e tij dhe sa arrinim ne plazh me lente me tezen. Dhe une ate doja ne fakt.... lol . Gjithe diten rrija vetem ne uj (me perjashtim kur vinte koha per te ngrene).kur u nisnim per tu kthyer ne autobuz...Vap.. djegie...lodhje/rraskapitje...tym duhani qe gati me bente per te vjelle...GJUME. Sa arrija ne shpi me lante mami me kanoce te ballkoni (deri sot e kesaj dite akoma se di pse) . Kur vinte darka ishte pjesa me e dhimbshme. Kurrizi im i paregjur me digjte e me dhimbte saqe as gjumi sme zinte. mami gjith naten me rrinte siper duke per vene kos ose napa me uj te ftohte. ....Ahh sa qef :D
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Me ka mare malli per femijrine time :(


0 comments:
Post a Comment