
Si zakonisht cdo mbasdite kur skam cbej mendova te shkoj te deti. Sa here qe me kap melankolia dua vetem te shkoj te moli te pi nje cigare. Me qeteson. Hypi edhe te kolovarset qe jan aty te rera. Sa qef qe ehste te ngrihesh siper sepse duket sikur po fluturon siper Paqsorit. Po sot nuk shkova. Ishte akoma dite perjashte dhe me siguri do kishte shume njerez dhe me thene te drejten s'doja te shikoja asnjeri. Shkova ne mall. Duke provuar bluze e patallona dhe duke mos lene pas kepucet. Po ama jam shume krenare per veten time. Nuk bleva asnji pale kepuce, sic me eshte bere fiksim kohet e fundit. Eca u verdallosa neper dyqanet e pafundme. Sa kot! E gjithe dita kot, e java po ashtu. Kjo vere nisi me merzitje dhe jam e sigurte qe ashtu do perfundoje. Mezi prisja te vinte vera e tani qe erdhi mezi pres qe te mbaroje. Mos ndoshta thell thell ndjej qe dicka ne jeten time monotone do ndryshoje me nderrimin e sezonit? Me siguri qe jo po shpresa vdes e fundit!
0 comments:
Post a Comment