Sunday, July 13, 2008

....

Isha e ulur ne nje stol te moli tek te vura re. Ulur ne nje stol larg meje. Pashe qe kishe perqenderuar veshtrimin drejt detit dhe dukeshe i humbur ne boten tende. U ndjeva disi fajtore qe po cenoja intimitetitn tend duke mos t'i hequr syte, po ne te vertete nuk mundesha. Me terhoqe. Floket e shpupuritur nga era e forte e bregdetit te vareshin ne sy por ty as qe te benin pershtypje. Vazhdoje te shikoje detin e pafund dhe mesiguri mendimet e tua ishin po aq te thella sa deti. Sapo ktheja koken te thithja cigaren vura re qe u ktheve drejt meje. Me pe drejt e ne sy pa levizur shikimin. Mu ndal zemra ne nje cast dhe mu duk vetja si ato femijet qe kapen ne akt teksa po bejne dicka qe nuk duhet. Por ndjeja zgjati vetem nje cast. Isha me teper e interesuar ne shkelqimin e syve te tu dhe menyren se si po depertonin neper syte e mi, sikur donin te zbulonin cdo sekret te shpirtit tim. Sec u degjuan ca zhumra nga poshte dhe kthyem koken ne te njejten kohe dhe pame ca femije qe po futeshin ne det. U pame serisht dhe buzeqeshem sikur te ndanim ndonje shaka te nenkuptuar. Vazhdoje te buzeqeshje dhe une s'doja gje tjeter vec te isha ne krahet e tu edhe pse ste njihja ama njihja shikimin dhe buzeqeshjen tende. Pashe qe tu afrua dikush, nje grua me nje qen perdore. I ndave syte nga te mite dhe fillove biseden me te. Nuk ndjeva xhelozi, aspak. Thjesht nje ndjesi pranese te se vertetes. U ngrita nga stoli dhe u nisa drejt shkalleve. Po perqedrohesha teksa zbrisja. Isha ne shkallen e parafundit teksa degjova disa hapa dhe nje ze mrapa meje: "Excuse me miss!" Ktheva koken ne sy nje pikpyetje. Ishte djali i stolit. Buzeqeshi dhe me tha: "Hello. I'm Nate" . Pashe qe ne gishtin e marteses nuk kishte unaze, buzeqesha. I zgjata doren : "Hi. I am Besa". 

0 comments: